Këshilltari i Pacollit thotë se iu vodhën votat AKR-së e Nismës, publikon fotografi nga rinumërimi

Aktuale

Këshilltari i Pacollit thotë se iu vodhën votat AKR-së e Nismës, publikon fotografi nga rinumërimi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:45
Jetlir Zyberaj

Tashmë janë të konfirmuara parregullsitë në numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë.

Më së shumti pretendime për vjedhje të votave ka pasur nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili tashmë është edhe ministër i Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj ka publikuar fotografi sipas të cilave ai pretendon se koalicionit i janë tjetërsuar votat.

Sipas tij, zgjedhjet e 6 tetorit s’mund të quhen “proces i rregullt zgjedhor”.

Postimi i Zyberajt:

Përndryshe proces i rregullt zgjedhor nuk mundet me u konsideru vetem kur nuk ka perleshje me armë. Deformimi i votës të qoftë vetëm një qytetari është krim i madh.

Ky është rasti i radhës kur votat janë tjetërsuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat