Maxharraj, kërkesë Haradinajt: Lëshoja vendin këtij personi në Kuvend se e dogje për së gjalli

Aktuale

Maxharraj, kërkesë Haradinajt: Lëshoja vendin këtij personi në Kuvend se e dogje për së gjalli

Nga: A.ZH Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:17
Ramush Haradinaj

Analisti politik Binak Maxharraj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinajn. Maxharraj në një reagim të tij, ka thënë se Haradinaj nuk ka të drejtë të rezoltohet pas zgjedhjeve, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në vend të Haradinajt në Parlament, do të duhet të ishte Dardan Molliqaj nga PSD-ja, ose Xhavit Haliti nga PDK-ja.

Në këtë reagim, Maxharraj, ia ka përmendur Haradinajt, skandalet financiare dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

I gjori Ramush është ba më qajtë dynjaja?

Çdo kush që i shtinë brinat më Hashim Thaçin e ka gjetë çekjohja, e rrokullisi tëposhtë Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën tashti edhe ty, bile as nuk ta dijti për nder qe i ndihmove në dallaveret e tij për ta humbë Çakorrin.

Sa ishe kryeministër e bërë tymnajë ne te gjitha anët me afera dhe skandale financiare e turlifare etj.së ndoshta nuk kam te drejtë por populli e vlerësoi AAK, por megjithatë votuesit sa për gjynah të zgjodhën bile deputet.

Por se di a ti u idhnove ne popull, apo votuesit u idhnuan në ty, as këtë nuk e di, e din veq votuesit.

Por e di se pas zgjedhjeve je revoltu.Nuk keni te drejtë z.ish-krymeninistër Ramush Harajdinaj. Votuesi është ai i cili e vlerëson secilin ne skenën politike. Ndoshta nga revolta,apo nga dëshira nuk e di,ditë me pare e bërë të ditur se nuk do të jesh pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputet dhe vendin e tij do t’ia liroj ndonjë kandidati tjetër nga koalicioni AAK-PSD.

Është mirë qe vendin tend në Parlament t’ia lironi Kaskadërit të PSD Dardan Molliqaj, edhe ashtu ata te PSD po ankohen se i dogje për së gjalli.

Po ta them këtë se Parlamenti i Kosovës hiq nuk ka shyhret pa Dardan Molliqaj,ashtu siç nuk la lezet edhe pa mrrolaqin e PDK Xhavit Halitin deputetin e përjetshëm te cilin votuesit me 6 tetor e kapën për krahue dhe e qitën jashtë Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat