Rekordi i Rugovës në zgjedhje - kaq vota i kishte marrë në vitin 2001

Aktuale

Rekordi i Rugovës në zgjedhje - kaq vota i kishte marrë në vitin 2001

Nga: A.ZH Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:30
Ibrahim Rugova

Gjatë ditës së sotme është raportuar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, ka thyer rekord në zgjedhjet e 6 tetorit, duke marrë 185 mijë vota, apo 20 mijë më shumë sesa kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani.

Por, ndaj këtij lajmi ka reaguar kandidati i LDK-së për deputet Florian Dushi, i cili ka thënë se lider i rekordeve, është ish-presidenti Ibrahim Rugova, përcjell Bota sot.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2001, partia e Rugovës, kishte dalë partia e parë me 359,851 vota apo 45.65%.

“Dr.Ibrahim Rugova Lideri i rekordeve, përjetësisht të paarritshme për liderthët e ditëve tona! 359851 (2001)”, ka shkruar Dushi në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të atij viti./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat