Sekretari i PDK-së: “Nuk kemi me i rrënu e as me i djeg institucionet e shtetit, as skem me gjujt molotov e gaz lotsjellës”

Aktuale

Sekretari i PDK-së: “Nuk kemi me i rrënu e as me i djeg institucionet e shtetit, as skem me gjujt molotov e gaz lotsjellës”

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:55
Bujar Cakolli

Sekretari i PDK-së për kryeyqtet, Bujar Cakolli, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, pas daljes së PDK-së si parti e tretë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, ka thënë që për kohën sa ishin në pushtet janë krenar për punët që kanë bërë.

Megjithatë, sipas tij, edhe ndihen keq për punët që nuk u bënë si duhet.

“Pushtetin me tapi nuk e kemi pas. Për 12 vjet pushtet, jemi shumë krenar për punët e mira që i kemi bërë, sikurse që ndihemi jo mirë për ato pak punë që nuk i kemi bërë si duhet!”, ka shkruar Cakolli.

Ndërsa, tutje, Cakolli ka thënë që të gjitha partitë i kanë mundur disa herë, e duke sulmuar Vetëvendosjen, thotë që tash do të jenë opozitë e dinjitetshme e jo kundër institucioneve të Kosovës.

“Sa i përket fitoreve, asnjo prej neve nuk na ka mbetë merak. I kemi mund të gjithë dhe shumëherë, edhe LDK, edhe VV, edhe AAK, kushdo që na ka dal përpara. I kem deklasu edhe Albinin, edhe Isën”, ka thënë Cakolli.

“Tash jemi në opozitë, ama kemi me u majt si burrat dhe me dinjitet. Kemi me qenë konstruktiv e të përgjegjshëm, nuk kemi me i rrënu e as me i djeg institucionet e shtetit, as skem me gjujt molotov e gaz lotsjellës. Kudo që jemi e kryjmë punën me nder e përkushtim! #PDK #KadriVeseli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat