“Gabimi i madh i KQZ-së, a po i frikësohet Vetëvendosjes?

Aktuale

“Gabimi i madh i KQZ-së, a po i frikësohet Vetëvendosjes?

Nga: M.H Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor. E vendim nuk ka marrë as për mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës.

Kësisoj, përveç vonesës së rezultateve, formimin e qeverisë mund ta vonojë edhe ndarja e posteve qeveritare. Analisiti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk ka asnjë arsyje të mos numërohen votat edhe të shkaktohet kjo vonesë.

Mirëpo , sipas Krasniqit, kjo mund të ndodhë, pasi “po mundohen me çdo kusht të kalojë pragun NISMA, që të vështirsojnë punën e koaliconit mes LVV-LDK”. “ KQZ është duke bërë gabim të madh që nuk po i numëron edhe mbi 4 mijë votat e mërgates. Nuk ka asnjë arsye pse edhe ato vota të mos numërohen. Ka mundësi që kanë frikë se LVV do t'i shtohen edhe më shumë vota, sepse dihet që shumica e bashkëtatdhetarëve tanë votojnë për këtë parti.

Image
Faik Krasniqi

Kurse, sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ato nuk duhet të numërohen fare, sepse është e paligjshme që votat të dorëzohen fizikisht. Numërimet dhe rinumërimet kanë një prapavije, me çdo kusht po mundohen që Nismes t'ja kalojnë pragun, në menyrë LVV-LDK t'ja vështirësojnë punën për të arritur një koalicion sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat