Ramadani reagon për ndalimin e pjestarëve të FKS-së: Logjikë, jonjerëzore, partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin

Aktuale

Ramadani reagon për ndalimin e pjestarëve të FKS-së: Logjikë, jonjerëzore, partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:17
Ushtira e Kosovës

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani ka dënuar rastin për ndalimin ndaj dy pjesëtarëve serb të FSK-së duke e quajtur logjikë krejtësisht jonormale.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”, ka shkruar Ramadani.

Postimi në Facebook:

Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim.
Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet.

Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm.
Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat