Hajredin Kuçi thotë se edhe po të ishte Hashim Thaçi në krye të PDK-së, vështirë se do të evitohej humbja në zgjedhje

Aktuale

Hajredin Kuçi thotë se edhe po të ishte Hashim Thaçi në krye të PDK-së, vështirë se do të evitohej humbja në zgjedhje

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:41
Hajderdin Kuqi dhe Hashim Thaçi

Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer në emisionin “Personale”, për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi ka thënë se PDK në kohën e Hashim Thaçit ka qenë një lëvizje nacionale ndërsa në kohën e Kadri Veselit është dashur të shndërrohet në një lëvizje politike me njerëz të ri.

Ai ka thënë se secila periudhë e PDK-së i ka specifikat e veta, por nuk mund të ndahen në epoka.

“Veseli e ka ruajtur kohezionin e partisë. Kemi dallim me vendin e parë me rreth 30 mijë vota dhe me përkushtim më të madh do të dalim fitues”.

“Edhe zoti Thaçi po të ishte në krye të PDK-së, herën e pestë është më problem të ofroni diçka tjetër. Natyrisht pritjet e njerëzve dhe sidomos të rinjve janë shumë të mëdha. Më vjen keq ta them se pritjet e tyre janë më të mëdha se kapacitetet që ka Kosova”.

Nënkryetari i PDK-së thotë se një pjesë e votuesve që tashmë janë nën 20 vjeç, nuk e mbajnë në mend luftën dhe ata është vështirë të menaxhohen për shkak të zhvillimeve teknologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat