“Albin Kurti lider perëndimor”

Aktuale

“Albin Kurti lider perëndimor”

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:00
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, shpeshherë është atakuar dhe kritikuar për qasjen e tij drejt lindjes.

Mirëpo, analisti Armend Muja, i cili edhe e parashikoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, thotë se Kurti është pragmatik dhe tipik evropian.

Sipas tij, Albin Kurti është perëndimor.

Muja në një video të publikuar në rrjetet sociale ka folur për njohjen e tij me Albin Kurti dhe rreth qëndrimeve të tij për bashkim kombëtar dhe qasjes së tij pro evropianizimit.

“Albini është pragmatik, për nga qëndrimi i tij politik, është tipik evropian, nuk e shoh atë Albinin lindor ai është perëndimor i mundshëm”, është shprehur Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat