Prokuroria pa rezultate konkrete për raportin e Deharit

Aktuale

Prokuroria pa rezultate konkrete për raportin e Deharit

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 11:14
Astrit Dehari

Prokuroria Themelore në Prizren edhe më tutje po e mban larg publikut raportin e autopsisë për vdekjen e Astrit Deharit, të cilin para pakë ditësh e kanë pranuar nga autoritetet zviceran.

Media ka pyetur prokurorin se a është përkthyer raportin i institutit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit, kur do t’i dorëzohet familjes dhe kur do të bëhet publik, në përgjigjen e prokurorisë thuhet se lidhur me këtë rast nuk ka asgjë konkrete.

“Në momentin që do të kemi diçka konkrete lidhur me rastin, do të njoftoheni me kohë” ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Kujtojmë se Prokuroria e Shtetit me 17 tetor ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari, nga instituti zviceran përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë. Lidhur me këtë Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, në një konferencë për media ka thënë se raporti është dërguar për tu përkthyer urgjent dhe se do të marrë kohë tri ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat