Lumezi: Viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet

Aktuale

Lumezi: Viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:08
Aleksandër Lumezi

​Me moton "Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave", sot është shënuar 10 vjetori i javës për të drejtat e viktimave të krimit.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi u zotua se kanë forcuar moralin për respektimin e ligjit. Mos zbulimi dhe mos ndëshkimi i krimeve, tha rrezikon përsëritjen e krimit.

"Dua t’i siguroj qytetarët e vendit që viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Nga gjithë ju prokurorët e shteti pres që t'iu shërbeni me dinjitet viktimave sa herë që paraqiten", tha ai.

Lumezi tha se duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që këto viktima të mos pësojnë me fatalitet, ashtu siç ka ndodhur.

E kryetar i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se nga viti në vit është shënuar progres në këtë drejtim. Sipas tij, Kosova nuk ka mungesë të legjislacionit, por si vend lëngon në zbatimin e saj.

"Praktika gjyqësore ka dëshmuar se ajo nuk është unike sa i përket shqiptimit të dënimeve. Sot në shënimin e javës për të drejtat e viktimave të krimit kemi ligjin para vetës dhe jemi të obliguar që të garantojmë drejtësi për ta. Nuk guxojmë te ndikohemi nga askush. Është e qartë se e kemi të pa falshme që të falim kryesit e krimit. Si shtet duhet të ngrisim kapacitet që të parandalojmë këto raste, sepse nuk mjafton vetëm ndëshkimi. Duhet të pranojmë që lëngojmë në zbatimin e legjislacionit”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat