Kurti: Nuk shkova tek VIP-at se atje mund ta vjedhin kuletën

Aktuale

Kurti: Nuk shkova tek VIP-at se atje mund ta vjedhin kuletën

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 13:27
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” kur po zhvillohej ndeshja Kosovë – Mali i Zi.

Për ta parë këtë ndeshje ai nuk ka shkuar tek tribuna e VIP-ave dhe për këtë veprim ai e ka treguar arsyen.

I pyetur nga një tifoz se përse nuk ka shkuar ta shoh lojën nga tribuna e VIP-ave, Kurti është përgjigjur “se kam dëgjuar se atje mund të ta vjedhin kuletën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat