Muhamet Kelmendi tronditë Thaçin dhe Veselin: Ata nuk themeluan UÇK-në, ja kur erdhën dhe kush i solli në vitin 1996 - Bota Sot
Muhamet Kelmendi tronditë Thaçin dhe Veselin: Ata nuk themeluan UÇK-në, ja kur erdhën dhe kush i solli në vitin 1996

Aktuale

Muhamet Kelmendi tronditë Thaçin dhe Veselin: Ata nuk themeluan UÇK-në, ja kur erdhën dhe kush i solli në vitin 1996

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:27
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Një nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Muhamet Kelmendi gjatë një emisioni televiziv në vitin 2014, kishte akuzuar rëndë Hashim Thaçin tash president i Kosovës dhe Kadri Veselin aktualisht kryetar i PDK-së.

Kelmendi kishte theksuar se Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ata u inkuadruan më vonë përmes Ali Ahmetit, i cili ka qenë shef i njësisë ndërlidhëse për brenda dhe jashtë në kuadër të LPK-së dhe UÇK-së. 

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë qenë në themelimin e UÇK-së.  Por personalisht i kam njohur që nga viti 1991 prej ilegales. Ata kanë ardhur më vonë dhe janë sjellë nga Ali Ahmeti në vitin 1996 dhe se ai garantonte për ta. Nuk e di që kanë qenë në themelim të UÇK-së. Për të qenë më i qartë, nuk kanë qenë themelues”, ka theksuar Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se në qershor të vitit 1998 e kishte braktisur LPK-në për shkak të mospajtimeve rreth luftës frontale, grumbullimit të mjeteve dhe politikave të kësaj lëvizje.

Kelmendi në këtë intervistë në Rubikon kishte folur edhe për takimet në Tiranë më presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se, ata kishin diskutuar se çfarë do të bëjnë më tutje.

Sipas tij, Thaçi dhe Veseli nga periudha e inkuadrimit më të drejtpërdrejt kanë vepruar nën direktivat e Azem Sylës, Ali Ahmetit e Xhavit Halitit, tre themelues të tjerë të UÇK-së.

Kelmendi ka folur për aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku thotë se në Drenicë ishte Rexhep Selimi, në Dukagjin Shkëlzen Haradinaj, Ardiani Krasniqi dhe Qerim Kelmendi, ndërsa në Llap, Zahir Pajaziti me shokë ku thotë se vrasja e tyre është e çuditshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat