Zyrtarët e KQZ që kërkuan ndihmë pas hapjes së zarfeve serbe lirohen nga spitali

Aktuale

Zyrtarët e KQZ që kërkuan ndihmë pas hapjes së zarfeve serbe lirohen nga spitali

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Të dymbëdhjetë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kishin kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK-së pas hapjes së zarfeve nga Serbia tashmë janë liruar nga spitali.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Gjendja shëndetësore e 12 zyrtarëve të KQZ-së të shtrirë në Klinikën Infektive ishte vlerësuar e mirë dhe në bazë të rezultateve laboratorike nuk kishin infeksione ngjitëse.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një nda daljet e saj para gazetarëve kishte thënë se të gjitha analizat që iu janë bërë zyrtarëve kanë treguar se nuk ka infeksione.

Ndryshe, të dielën e 13 tetorit gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së, janë ankuar për kundërmim, që vinin nga zarfet dhe për një alergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat