ZPS interesohet rreth funksionimit të zyrës për mbrojtje juridike

Aktuale

ZPS interesohet rreth funksionimit të zyrës për mbrojtje juridike

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Avokati Artan Qerkini, ka mohuar se Driton Lajçit është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tre ditë me rradhë, por ka thënë se është marrë në pyetje vetëm me datën 17 tetor dhe atë për 2 orë.

Qerkini ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar.

Sipas tij, Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës.

”ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat