Ish truproja e Rugovës: Kurti s’mund të zgjedhë nëse do ose jo mbrojtje të afërt

Aktuale

Ish truproja e Rugovës: Kurti s’mund të zgjedhë nëse do ose jo mbrojtje të afërt

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:09
Elez Nikqi, ish shefi i mbrojtjes së afërt të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Elez Nikqi, ish shefi i mbrojtjes së afërt të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thënë se Albin Kurti ende nuk është Kryeministër i Kosovës dhe se në bazë të kësaj atij ende nuk i ofrohet mbrojtje e afërt.

Nikqi duke komentuar aksidentin e mbrëmshëm në Tiranë të veturës me të cilën po udhëtonte Kurti, ka thënë se personat që tash mund të jenë në shoqërim të tij nuk funksionojnë sipas rregullores në fuqi.

Por me ta marrë pozitën e Kryeministrit, sipas Nikqit, Kurti nuk do të ketë mundësi që të zgjedhë nëse do mbrojtje ose jo.

“Nuk e pyesin, s’i intereson emri Albini, Vjosa a Kadria, është protokoll shtetëror i sigurisë”.

Në Info Magazine ai ka rrëfyer për peripecitë sa ka shërbyer si shef i truprojave të Rugovës.

“Sipas një rregulloreje të UNMIK-ut na është lejuar që t’i kemi 11 veta. Të gjithë stafi kanë qenë pjesëtarë të UCK-së dhe kanë qenë përdorues të mirë të të gjitha llojeve të armëve”, ka thënë Nikqi.

“UNMIK-ut s’i kam zënë besë kurrë, kemi pasë nevojë për ta dhe ajo nevojë e tyre ishalla sa më parë harrohet. KFOR-i ka qenë më larg. Polici nuk kam pasë, nuk ka qenë aktive për shkak të rrethanave. Sa i përket inteligjencës – atë nuk e kam pasë kurrë. Nëse supozohet se ka qenë SHIK, unë nuk e di a ka ekzistuar sepse unë s’kam pasë kontakte me ta. Sikur të kishte ekzistuar ndoshta do të më jepnin ndonjë informacion”.

Niqki ka thënë se prej periudhës sa ka qenë në shërbim të Rugovës, rasti që e rrëqeth është atentati që kishte ndodhur pas luftës ndaj tij, tash rruga “Agim Ramadani”.

“Eksplozivi te “Sllovenia Sporti kur e kujtoj që më rrëqethet trupi. Serbë nuk ka pasë, kjo ka ndodhë në liri. Nuk kam pasë mundësi të hetoj sepse nuk ka pasë shërbime që mund të vinim deri te një informacion i tillë”.

Ndër të tjera, Nikqi ka thënë se nga profesioni i balerinit ishte kthyer në truproje të Rugovës për shkak të rrethanave politike nëpër të cilat po kalonte Kosova pas të 90-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat