Xhelal Sveçla tha se Vetëvendosje nuk lëshon për Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme, vjen reagimi i Agim Veliut

Aktuale

Xhelal Sveçla tha se Vetëvendosje nuk lëshon për Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme, vjen reagimi i Agim Veliut

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:12
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për marrjen e ministrive, atë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Veliu tha se bisedat e kushtëzuara nuk janë të shëndetshme.

“Nuk i kam dëgjuar këto deklarata, por nuk besoj se bisedat me kushte janë të shëndetshme në çfarëdo faze”, tha ai.

Veliu tha se bisedimet në mes LVV-së dhe LDK-së ende nuk kanë filluar në nivelin politik, por grupet janë duke punuar për harmonizim të programeve dhe se ka ende kohë për të biseduar për caktimin e ministrive.

“Çdo gjë është e hapur, ne ende nuk kemi fillu biseda tamam të nivelit politik, janë duke punuar grupet e ekspertëve për harmonizimin e programit, kur të kalojmë në atë fazë besojmë se do gjejmë zgjidhje”, shtoi ai.

Në një intervistë për media, kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla tha se kjo parti nuk do t’ia jap me asnjë kusht LDK-së Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme.

Sveçla ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës do ta paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti.Sipas Sveçles dy dikastere të rëndësishëm do ti takojnë partisë së tij.

“Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do ti takonin asaj” tha Sveçla.

Po ashtu Sveçla ka folur edhe për përafrimet me LDK, tani kur i kanë shpeshtuar takimet për ta bërë qeverinë.

Ne jemi të vendosur që bisedojmë për reforma dhe jo për dikastere, për këtë ka votuar populli jonë. Populli ka thënë që ne kemi drejtë ku kemi thënë që shteti është i kapur. Kur ke shtet të kapur duhet shkapur, ne jemi deklaruar për demokraci. Ne po kërkojmë një shtet evropian i cili do të duhet të ishte shëmbëlltyrë për ne”, ka shtuar Sveçla.

“Po ashtu Sveçla ka komentuar edhe ftesat e Gjykatës Speciale në adresë të ish ushtarëve të UCK-së. LVV do të shfryzzojë të gjitha mekanizmat që të mbroj luftën e drejtë të UCK-së. Kanë bërë gabim që e kanë votuar gjykatën speciale. Çështja është që tash je në një minus të madh, tash është një mekanizëm i madh edhe do të jetë shumë e vështirë që kjo luftë të përfundoj me sukses, por kjo nuk na ndalon që nisme në atë drejtim”, ka potencuar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat