Specialja e thërret edhe ish-komandantin e UÇK-së nga Malisheva - Bota Sot
Specialja e thërret edhe ish-komandantin e UÇK-së nga Malisheva

Aktuale

Specialja e thërret edhe ish-komandantin e UÇK-së nga Malisheva

Nga: N.H Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:21
Isni Kilaj

Ish-komandanti i UÇK-së Isni Kilaj është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë me dije vet Kilaj, përmes një shkrimi në Facebook.

“Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, deklaron Kilaj.

“Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!”, shkruan ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat