Ish-truproja e Veselit: Në mbrojtjen e afërt të secilit lider duhet kyçur njerëz nga shërbimi i inteligjencës - Bota Sot
Ish-truproja e Veselit: Në mbrojtjen e afërt të secilit lider duhet kyçur njerëz nga shërbimi i inteligjencës

Aktuale

Ish-truproja e Veselit: Në mbrojtjen e afërt të secilit lider duhet kyçur njerëz nga shërbimi i inteligjencës

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:33
Ridvan Tahiri

Ridvan Tahiri nga mbrojtja e afërt e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka komentuar aksidentin në të cilin mbrëmë ishte përfshirë lideri i VV-së, Albin Kurti.

Tahiri ka thënë se liderët duhet të zgjedhin afër vetes për mbrojtje njerëz të besueshëm dhe vigjilentë.

”Nëse nuk ka protokoll shtetëror automatikisht bie faji tek shoferi. Gjithmonë duhet të jenë vigjilentë se shkakton aksident edhe prapa veturës që po nget”.

”Kisha apeluar tek liderët shtetërorë të kenë njerëz të besueshëm”.

”Nuk di në detaje se si ka ardhur deri tek aksidenti por mesa pashë distanca e shkurtër e shoferit. Nuk e di si është protokolli i sigurisë, por secilit lider shtetëror i ofrohet siguri”.

Tahiri ka treguar në Info Magazine edhe për rrugëtimin e tij për të fituar aftësitë e të qenit truproje, ndërsa theksoi se ka përfunduar shkollën izraelite për siguri.

”Në Policinë e Kosovës kam filluar me i marrë hapat e parë për siguri. Taktikat që më pëlqyen në shkollën e izraelit kanë shumë pak dallime me taktikat që u bënë në Kosovë”.

”Një pjesë e kam mbajtur në Suedi. Në atë kohë kanë pasur përforcim edhe UNMIK-un edhe organet e KFOR-it. Më kujtohet kur kam shërbyer në një kohë tek Presidenti Rugova si polic i thjeshtë. Kur vinte presidenti [Ibrahim Rugova] ka pasur një siguri më të rreptë”.

Ai përshkroi stafin e mbrotjejes së afërt të shefit të tij ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

”Për sigurimin e Kadri Veselit ka djem të aftë, janë djem që e njohin punën që kanë përvojë – janë profesionalë. Sigurimi i atëhershëm me të sotëm, ka shumë dallim sikurse edhe në SHBA e Europë. Kadri Veselin s’kemi nevojë ta ruajmë prej shqiptarëve, por nga serbët, rusët. Sepse s’i ka bërë askujt keq”.

Ridvan Tahiri theksoi edhe nevojën e të pasurit agjent të shërbimit të fshehtë  pjesë e sigurimit të një lideri.

”Çdo lider shtetëror që ruhet, sipas kompetencave të Shkollës së Izraelit, gjithmonë duhet të ketë të kyçur njerëz të shërbimit të inteligjencës – pa dijeninë e truprojave. Një agjent i shërbimit të fshehtë, afër presidentit apo kryeparlamentarit është gjithmonë e mirë”.

”Fjala truproje është me ruajt një trup të një liderit, ne nuk mund t’i kryejmë të gjitha shërbimet. Nëse ka ndonjë sulm terrorist ne s’mund ta eliminojmë, por janë skuadrat tjera”.

”Në SHBA mesa mund t’i përcjellë atje shumica e truprojave janë agjentë të CIA-s, më të profesionalizuar sepse janë të prira sulmet e këtu jemi populli vogël nuk presim sulme ndaj liderëve. Truproja privat që e ruan një trup nën përcjellje të policisë, bashkëpunimi mes shoferit, policit dhe mbrojtjes së afërt është i domosdoshëm”.

”Në zona të nxehta kur shkohet një lider, duhet qenë të pajisura me dy skuadra. Armët e gjata s’është mirë të shihen në publik nga truprojet. Armët e gjata shfaqen në momentin kur sulmohet eskorta. Çdo kërcënim me zjarr, duhet përgjigjur me zjarr por djemtë që i njoh e që punojnë në sigurimin e Kadri Veselit janë të aftë”.

Nëse ka ndodhur apo jo kërcënime ndaj Kadri Veselit, mbrojtja e tij e afërt mohoi të ketë pasur diçka të tillë.

”Nuk ka për të cekur ndonjë rast specifik”.

”Nuk ka pasur as edhe një ekses të ma të voglit tek Kadri Veseli. Një lider për mbrojtjeje të afërt private, duhet të ketë besueshmëri. Por edhe ti kur ta beson dikush jetën, duhet të japësh maksimumin për të”.

”Unë kur ta ruaj një lider, jam në gjendje të vdes për të”.

”Të tilla raste nuk kanë ndodhur në Kosovë por kështu konsiderohet kjo fushë. Nuk ka pasur ndonjëherë kërcënim për Kadri Veselin, nuk kam dëgjuar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat