U dërguan në repartin e Radiologjisë.
Pajisje mjekësoret janë vetëm një pjesë e donacionit që të hënën i arriti Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me to, udhëheqësit e klinikave përfituese po thonë se do t`u lehtësohet puna.
Të gjitha këto orendi janë pjesë e donacionit prej 150 mijë eurosh të Xhafer Balajt dhe qeverisë suedeze.
E Komuna e Obiliqit si përfituese e kësaj ndihme vendosi që një pjesë të saj ta ndaj për QKUK.