Pupovci: Përgjegjësia e fëmijëve duke u përshëndetur ushtarakisht tek Qeveria e Kosovës

Aktuale

Pupovci: Përgjegjësia e fëmijëve duke u përshëndetur ushtarakisht tek Qeveria e Kosovës

Nga: V.R Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:16
Dukagjin Pupovci

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka deklaruar se para se të merren masa ndaj mësuesit të komunitetit turk i cili ka bërë selfie me fëmijët që shihen duke u përshëndetur ushtarakit, qeveria e Kosovës duhet të merr disa vendime.

Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të merr qëndrim në lidhje me aksionin ushtarak të Ankarasë ndaj kurdëve në veriun e Sirisë.

Më tej, Pupovci, pyet se si është e mundur që drejtësia e Kosovës të shpjegojë se si është e mundur që, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, t’i dorëzohen Turqisë katër pjesëtarë të supozuar të Lëvizjes Gyleniste me leje të rregullta qëndrimi në Kosovë, dhe asnjë protagonisti të kësaj ngjarje të mos i mungojë asnjë fije floku?

Postimi plotë:

Nxënësit dhe përshëndetja ushtarake

Para se të merren masa ndaj mësuesit të komunitetit turk i cili paska bërë selfie me fëmijët që shihen duke përshëndetur ushtarakisht, do të ishte e udhës që:

1) Qeveria e Kosovës të merr qëndrim në lidhje me aksionin ushtarak të Ankarasë ndaj kurdëve në veriun e Sirisë, i cili po zhvillohet me përkrahjen e heshtur të Administratës së Trumpit – e mbështetë apo jo?

2) Drejtësia e Kosovës të shpjegojë se si është e mundur që, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, t’i dorëzohen Turqisë katër pjesëtarë të supozuar të Lëvizjes Gyleniste me leje të rregullta qëndrimi në Kosovë, dhe asnjë protagonisti të kësaj ngjarje të mos i mungojë asnjë fije floku.

3) Federata e Futbollit e Kosovës të deklarohet se çfarë mendon për gjestin e Vedat Muriqit, i cili, bashkë me futbollistët tjerë të Fehnerbahçes, u solidarizua me aksionin ushtarak në Siri.

Nëse Kosova nuk ka kapacitet, vullnet ose guxim që t’i bëj këto tri veprime, atëherë mos i bini në qafë mësuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat