Haradinaj për PDK-në: Unë i çoj në shtëpi ata që duan ndarjen e Kosovës

Aktuale

Haradinaj për PDK-në: Unë i çoj në shtëpi ata që duan ndarjen e Kosovës

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:10
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i ka çuar në opozitë ata të cilët kanë dashtë ta ndajnë Kosovën.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se ku do të që të jetë do të mbajë qëndrimin e tij, kundër ndarjes së Kosovës.

“Unë e ndjej atdheun tim. E kam më shumë se parti, më shumë se pushtet më shumë se sa çfarë bëjë nesër. Ky është një dallim substancial i imi prej tjerëve. Kur kam dhënë dorëheqje e kam thënë edhe në këtë studio, gjysma e politikës ka qenë e dorëzuar para ndarjes. Ata që i kam çu në opozitë ia kanë bërë amin ndarjes dhe unë i çoj në shtëpi ata që dëshirojnë me nda vendin tim”, ka pohuar ai.

Haradinaj ka thënë se është testuar deri në ditën e zgjedhjeve se mos po ndryshon qëndrim sa i përket ndarjes së Kosovës.

“Mua më kanë testuar deri ditën e zgjedhjeve, edhe Bashkësia Ndërkombëtare mos po ndërroj mendje. E kam mbrojt interesin e Kosovës prej atyre që kanë deshtë me nda Kosovën pas 20 vjetëve. Edhe kushdo që do të ishte, baba apo nënë do t’i çoja në shtëpi. Nuk i kam çuar në shtëpi se janë PDK, por se kanë marrë vendim te gabuar”, ka thënë ai.

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje, dhe se ky rezultat nuk është siç kanë synuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat