A është gjetur Shqipdon Aliu? Flasin familjarët

Aktuale

A është gjetur Shqipdon Aliu? Flasin familjarët

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:49
Shqipdon Aliu

Djali i zhdukur, Shqipdon Aliu, nga fshati Gadime në komunën e Lipjanit po raportohet se është gjetur, mirëpo as policia e as familja deri në këtë moment nuk ka informacion nëse është gjetur 23-vjeçari.

Media ka tentuar ta konfirmojë informacionin nëse është gjetur Shqipdon Aliu i cili rezulton i zhdukur nga data 12 tetor, mirëpo familja nuk ka informacion.

 “Nuk e dina, për momentin asgjë nuk është e sigurtë”, thanë familjarë të Shqipdonit për Sinjali.

Ndërsa, policia ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur në rajonin e Lipjanit por akoma nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

Nga data 12 tetor, familja nuk di asgjë për vendndodhjen e Shqipdon Aliut.

Për ta gjetur Shqipdonin, ka kërkuar mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve përkatëse edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Pas zhdukjes së Shqipdonit, ka ndërruar jetë edhe babai tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat