Nëna e Astrit Deharit thotë se nuk kishte arsye për dënim me burg për djalin e saj

Aktuale

Nëna e Astrit Deharit thotë se nuk kishte arsye për dënim me burg për djalin e saj

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 00:02
Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Dehari ndër të tjera ka folur edhe për arsyen e arrestimit të aktivistit të VV’së, Astrit Deharit.

“Pikë së pari vetë arrestimi i Astritit nuk është dashtë të bëhet në atë mënyrë”, ka treguar ajo.

“Është arrestuar se ka qenë anëtar i VV’së. Ne e dimë sigurt se nuk u ka gjujt Kuvendin. E di sigurt pasi që atë natë jemi kthyer nga Kumanova. E dija 100% që nuk e ka gjujt. Edhe shokët e tij e dijnë. E kanë marrë qysh e kanë marrë”

 Tutje ajo hedh fajin edhe tek politikanët për deklaratat në atë kohë kur ishte burgosur djali i tij.

“Besa Gazheri pati thënë se kemi të bëjmë me grup terrorist. Këtë nuk e harroj kurrë. Kështu e morrën djalin tim, si pjesëtar të grupit terrorist. Nuk kishte arsye për dënim me burg”, shpjegon tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat