Vuçiq ironizon me deklaratat e Kurtit por kërkon diçka prej tij

Aktuale

Vuçiq ironizon me deklaratat e Kurtit por kërkon diçka prej tij

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 07:21
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  ka reaguar ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili doli fitues në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Kurti së fundi ka deklaruar se marrëveshja me Beogradin nuk është prioritet dhe se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet në vend se të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi.

Vuçiq iu ka thënë gazetarëve se nuk është se nuk e sheh Prishtinën me ‘dylbi ushtarake’, mirëpo dëshiron që një marrëveshje të arrihet.

Duke i përmendur deklaratat e Kurtit për reciprocitet me Serbinë në mënyrë që kjo e fundit t’i lejojë mallrat e Kosovës të eksportohen lirshëm, Vuçiq tha se nuk e din se çfarë në të vërtetë don Prishtina.

“Ata kanë marrëveshjen e CEFTA-së. Kanë eksporte plotësisht falas. Unë nuk e di se çfarë po duan”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se Kosova duhet ta formojë sa më shpejtë qeverinë.

“Ky cirk rreth formimit të qeverisë së tyre do të zgjasë shumë më tepër sesa ata njoftuan në fillim”, ka përfunduar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat