“Kush je ti Veton që hedhë vrer mbi UÇK-në”? Bashkëpunëtori i Zahir Pajazitit godet Surroin

Aktuale

“Kush je ti Veton që hedhë vrer mbi UÇK-në”? Bashkëpunëtori i Zahir Pajazitit godet Surroin

Nga: N.Sh Më: 22 tetor 2019 Në ora: 10:07
Avni Ajeti dhe Zahir Pajaziti

Bashkëpunëtori i komandantit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti, ka kritikuar ashpër Veton Surroin.

Ajeti përmes një postimi në Facebook, ka pyetur Surroinse kush je ti që po hedhë gjatë gjithë kohës vrer mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë pyetje Ajeti ia ka bë Surroi, pasi ky i fundit ka thënë se UÇK-ja ishte minore gjatë kohës së luftës, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Veton Surroj, tan kohen po e sulmon UÇK ne , dhe po thotë s ka përfaqësuar popullin, po cilët i përfaqësove ti ne Rambuje kush ishe ti, dhe kush je ti qe hedhë tan kohen gjithë këtë vrer mbi djemtë e UÇK se”, shkruan Ajeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat