Ramadani: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Shqipërinë në fushën e sigurisë

Aktuale

Ramadani: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Shqipërinë në fushën e sigurisë

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2019 Në ora: 10:49
Burim Ramadani dhe Albert Mullai

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadan, ka pritur në takim sot Gjeneral Brigade, Albert Mullai, Komandant i Forcave Tokësore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ai përmes një postimi ne rrejte sociale ka treguar se kanë diskutuar për bashkëpunimin midis dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe fushën ushtarake.

Postimi i plotë:

Bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Shqipërinë në fushën e sigurisë

Prita sot Gjeneral Brigade, Albert Mullai, Komandant i Forcave Tokësore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Me Komandantin Mullai diskutuam për bashkëpunimin midis dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe fushën ushtarake.

Duke qenë i bindur se dera e Shqipërisë është gjithnjë e hapur për Kosovën, i shpreha falenderimet më të përzemërta për punën e përbashkët deri më tash dhe për thellimin e planifikimeve më tutje.

#Siguri #Partneritet #Mbrojtje #Kosova #Shqipëria #NATO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat