Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës po marrin paga të paligjshme

Aktuale

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës po marrin paga të paligjshme

Nga: M.H Më: 22 tetor 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Ndonëse nuk e ushtrojnë detyrën e tyre që nga 22 gushti i këtij viti, deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre prej rreth 2 mijë eurosh. Të njëjtat përfitime, përpos ish-deputetëve, do t’i gëzojë edhe për një vit gjithë kabineti qeveritar në dorëheqje, duke përfshirë ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë etj.

Përpos deputetëve, pa përfitime nuk do të mbetet as ish-kabineti i qeverisë “Haradinaj”, kjo për shkak se ish-deputetët e legjislaturës së kaluar kishin miratuar një amendament, i cili i shpërblen me pagë kalimtare edhe zëvendësministrat e Qeverisë, duke ua mundësuar atyre të shpërblehen me 70 për qind të pagës për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit.

Në lidhje me këtë temë, analisti dhe juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që paga të tilla janë të paligjshme dhe se duhet të trajtohen nga sistemi gjyqësor dhe se për 4-5 muaj, ata do marrin parat e popullit duke mos punuar. E vetmja zgjedhje është një alternativë e re e cila ndalon këto parregullsi.

Image
Blerim Burjani

“Këto janë paga të paligjshme dhe duhet të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, kjo është zhvatje e buxhetit pa punë me marr paga në këtë sistem kapitalist nuk ka askund në botë. Kjo është plaçkitje e qytetarit pandalë derisa sa të vijnë plaçkitësit e ri, pra ky rast duhet të trajtohet nga sistemi gjyqësor, Gjykata Kushtetuese dhe çudi qe ende as Avokati i Popullit nuk ka reaguar fare, të gjithë zhvatësit e plaçkitësit në këtë shtet jetojnë pa probleme edhe kur ka institucione edhe kur s`ka.

Së paku mund të ndodhë të mos ketë Qeveri te re edhe 4 a 5 muaj e ata marrin parat e popullit po kjo është plaçkitje e pandalshme as VV nuk po reagon do të thotë edhe atyre po iu pëlqejnë pagat falas e me u shëtitë rrugëve e me marr pagë mujore , kush është më i mirë e më i keq në këtë shtet? Këta të gjithë janë njëjtë përderisa s`ka alternative të re s`ka gjë”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat