Parashikimi i njeriut që qëlloi rezultatin e zgjedhjeve: Ky pritet të jetë rezultati i Nismës

Aktuale

Parashikimi i njeriut që qëlloi rezultatin e zgjedhjeve: Ky pritet të jetë rezultati i Nismës

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:30
Fatmir Limaj

Hulumtuesi Armend Muja, i cili me studimin e tij arriti të qëllonte rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit në minutën kur u mbyllën vendvotimet, ka thënë se koalicioni NISMA-AKR nuk do të arrijë të kalojë pragun as me votat e diasporës dhe ato me kusht.

Sipas tij, ky koalicion do të mbesin nën pragun zgjedhor për 50 deri në 70 vota.

Mirëpo, Muja nuk i shuan të gjitha shpresat e partive të Behgjet Pacollit dhe Fatmir Limajt, pasi thotë se nëse arrin të marrë 1450 me kusht, do të mund të kalojë 5 përqindëshin.

Ai ka parashikuar fitore të Lëvizjes Vetëvendosje edhe në votat me kusht, të cilat pritet të numërohen gjatë ditëve të ardhshme.

“Votat dhe pragu: Me shumë gjasë, pas përfundimit te numërimit të votave të diasporës, NiSMA ende nuk do të arrijë të kalojë pragun (4.98%). Një shprese e vogël mbetet në ditët në vijim kur të numërohen votat me kusht (circa 25,000). Nisma/AKR ka nevojë për minimalisht 1450 vota shtesë për të kaluar pragun (mbi 6%) e votave me kusht.”

“Pra, mund të përfundojmë në një situatë që NISMA për 50-70 vota (nuk) kalon pragun. Përndryshe, votat me kusht pritet t’i fitoj VV (29%). LDK kryesisht performon më keq në vota me kusht (21%). Pa asnjë dileme, LVV ka fituar zgjedhjet”, ka thënë Muja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat