“Zemrën e kam të therrur” – mesazhi që u gjet në telefonin e Shqipdon Aliut

Aktuale

“Zemrën e kam të therrur” – mesazhi që u gjet në telefonin e Shqipdon Aliut

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:24
Shqipdon Aliu

I është dhënë lamtumira e fundit 23 vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Ulët e Lipjanit, i cili u gjet i vdekur të hënën, pasi konsiderohej i zhdukur nga 14 tetori.

Dëshmitari Ahmet Limani, i cili e kishte gjetur telefonin e tij, tha se kishte parë disa mesazhe, ku dëgjohej teksa thoshte: “Zemrën e kam të therur”, me një pako cigare afër.

Megjithatë, policia akoma nuk ka dhënë detaje se cila është e vërteta e këtij rasti.

Te gropa ku është gjetur i vdekur 23 vjeçari Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur që nga data 14 tetror, Ahmet Limani kishte dalë për ecje në mbrëmjen e së hënës, ku edhe e kishte gjetur telefonin e tashmë të ndjerit.

“E kam dëgjuar ata që po lexonin mesazhet nga telefoni i të ndjerit “zemrën e kam të therrur”. Për çka ka qenë fjala nuk e di. Policia e kanë marr telefonin dhe besoj se kanë dëshmi sa të duash në atë telefon. Në atë vend së paku 5-6 cigare i kish pas pirë [viktima]”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Ahmet Limani.

Pas kësaj, një numër i madh i veturave të policisë ishin drejtuar për tek vendi ku i kishte orientuar Limani, te gurëthyesi i vjetër tek i cili nuk po furnizohen më me gurë, thotë Esat Tasholli punonjës në gurëthyes.

“Unë kam qenë roje. Kanë ardhur 7-8 vetura nga policia dhe kanë shkuar lartë. Rreth orës 10:30 e kanë gjetur trupin e vdekur të djalit”, thotë Esat Tasholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat