Zyrtari i LDK-së: Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:35
LDK

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qenë i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ahmeti ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre. Ahmeti ka thënë se LDK-ja ka qenë e unifikuar pas saj dhe se nuk ka pasur përçarje siç është thënë.

“Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut”, ka thënë Ahmeti.

“Janë përmendur disa emra individual si pengesa të mundshme, por asgjë nuk është e vërtet. E gjithë LDK-ja ka qenë pas Vjosës në këto zgjedhje”

Tutje Ahmeti ka komentuar edhe deklaratën e Veliut pas zgjedhjeve i cili kishte thënë se LDK-ja nuk ka fituar zgjedhjet dhe se për këtë duhet të kërkohet llogari.

“Pajtohem me Veliun se nuk jemi fitues. Por ka rritje”, shtoi kryetari i Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat