Reagon Haskuka, i quan shpifje pretendimet se fara e grurit të shpërndarë për fermerë u importua nga Serbia

Aktuale

Reagon Haskuka, i quan shpifje pretendimet se fara e grurit të shpërndarë për fermerë u importua nga Serbia

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 06:28
Mytaher Haskuka

Pas Drejtorit të Bujqësisë, Egzon Elshani, ka reaguar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndaj pretendimeve të Koordinatorit të PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, se fara e grurit e shpërndarë për fermerët përfitues, është importuar nga Serbia.

Haskuka në reagimin e tij ka thënë se si opozitarë joparimor po vazhdojnë me shpifje edhe për këtë projekt të Komunës.

Reagimi i plotë i Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka:

“Komuna e Prizrenit në kuadër të mbështetjes për bujqësinë ka shpërndarë farë gruri të kualitetit të lartë 1100 fermerëve të komunës sonë. Por si duket kjo po ju pengon atyre që kanë shkatërruar ekonominë dhe bujqësinë e Kosovës, prandaj si opozitarë joparimor kanë vazhduar me shpifje edhe për ketë projekt të Komunës.
Por këto shpifje të tyre tregojnë se këta janë analfabet me diploma, këta nuk e dinë që Zagrebi është kryeqytet I Kroacisë. Këtyre duhet me ju mar diplomat që I kanë blerë me para të pista dhe me I dërgu në kurse për shkrim-lexim dhe gjeografi”, ka thënë Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat