Citoi Rugovën, bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit befason me fjalët për Kurtin - Bota Sot
Citoi Rugovën, bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit befason me fjalët për Kurtin

Aktuale

Citoi Rugovën, bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit befason me fjalët për Kurtin

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:14
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Kandidati i Lëvzjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, ka folur për ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Në një intervistë për mediat shqiptare, Kurti ka thënë se thënë se e vlerëson jashtëzakonisht shumë rolin e Rugovës në vitet 1989-92.

Ai madje ka cituar një thënie të Rugovës.

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë, e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Është kaq e thjeshtë dhe këtë dua ta ndaj me ju. Rugova pati thënë atë kohë: ‘Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën’”, ka thënë Kurti.

E për deklaratën e kryetarit të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Sefedin Krasniqi, ish-bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqit, përcjell Bota sot.

Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se ky citim nga Kurti, vlen më shumë se të gjitha homazhet që ia kanë bërë te varri Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

“Ky citim vlen më shumë se të gjitha homazhet që ia kanë bërë te varri Hashimi, Ramushi apo Kadriu. Ishte citim me shpirt që buronte nga zemra!”, ka shkruar Krasniqi./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat