Rinumërimi drejt fundit, sonte mbyllet procesi për 530 vendvotime

Aktuale

Rinumërimi drejt fundit, sonte mbyllet procesi për 530 vendvotime

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:22
Burim Ahmetaj

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ende është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve, proces ky i cili pritet që të përfundoi në orët e mbrëmjes.

Sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj deri tani janë rinumëruar 454 vendvotime apo thënë në përqindje 85 për qind.

Ahmetaj: Deri në 85% e vendvotimeve janë rinumëruar

"Aktualisht deri në këto momente kemi arritur deri në 454 vendvotime të rinumëruara që do të thotë që 85 për qind e vendvotimeve deri më tani janë rinumëruar, ndërsa pjesa tjetër e vendvotimeve të mbetura do të rinumërohen gjatë ditës së sotme dhe ky proces do të mbyllet me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve", theksoi Ahmetaj.

Sipas tij deri në këto momente procesi i rinumërimit ka shkuar pa asnjë problem.

Ahmetaj:  Nuk kemi pasur probleme me procesin e rinumërimit

"Procesi ka rrjedhur normalisht meqenëse një numër i madhi vendvotimeve kanë pasur pjesëmarrjen e vendvotimeve që praktikisht jemi ditëve të fundit kemi rinumëruar vendvotime të mëdha, ditëve të para kemi rinumëruar vendvotime të mëdha me ato të vogla. Probleme nuk kemi pasur, pas rinumërimit janë konsideruar finale dhe janë procesuar në bazën e të dhënave.... Jemi në fazën e kontrolleve para se të përmbyllet procesi i rinumërimit", u shpreh ai.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha se nga nesër do të fillojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ahmetaj: Nesër fillojmë me numërimin e votave me kusht

"Aktivitet tjetër deri tek rezultatet përfundimtare mbetet edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, këto aktivitete mund të fillojnë nesër dhe besojmë që brenda tri ditëve ky proces përfundon", deklaroi koordinatori i QNR-së.

Kujtojmë që përveç kësaj faze të rinumërimit të 530 vendvotimeve me vendim të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar edhe 314 vendvotime tjera. Ndërsa, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat