Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova ishte një profet

Aktuale

Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova ishte një profet

Nga: V.R Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:35
Ibrahim Rugova

Në një intervistë  për gazetën “Bota sot”, Vikari Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, Don Lush Gjergji, ka folur rreth çështjeve politike, shoqërore e historike, të cilat e kanë shoqëruar kombin shqiptar. Ai fajëson politikën për mosnjohjen e deritashme të shtetit të Kosovës nga Vatikani.

Don Lush Gjergji flet për rolin historik të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova si dhe sistemin e diktaturës në Shqipëri, për të cilin thotë se ka qenë një e zezë dhe një e keqe për mbarë popullin e në veçanti për të krishterët e sidomos për klerin katolik

Çfarë ishte për ju Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova?

Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua ka qenë një mik, një vëlla, një vizionar për shumë elemente edhe një profet. Njeriu i cili në momentin më kritik, diti të ofroi e të bashkoi popullin. Dhe po ashtu diti që të na paraqesë në mënyrë të dinjitetshme para botës. Me vlerat dhe virtyte të lashta e aktuale. Me strategjinë paqësore dhe jo dhunore. Sidomos me tri lëvizjet: pajtimet e gjaqeve, shoqata bamirëse e Kosovës Nëna Terezë, sistemi paralel shkollor dhe shëndetësor, bota e njofti elementin ma të mirën tonën dhe dal ngadalë e ndërroi mendimin e u kthye kah ne.

Ibrahim Rugova, ka qenë dhe mbetët një protagonist i dorës së parë të periudhës së para luftës, gjatë dhe pas luftës. Me një qetësi e largpamësi. Me një dëshirë të vetme që, populli shqiptar së fundi të jetë vetvetja e i lirë, për t’i shijuar vlerat e virtytet e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat