KQZ deklarohet rreth zarfeve që kanë ardhur nga jashtë Kosovës

Aktuale

KQZ deklarohet rreth zarfeve që kanë ardhur nga jashtë Kosovës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:56

(E plotësuar) -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka vijuar me procedimin e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Zëdhënës i KQZ-së Valmir Elezi ka deklaruar se pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje. 

“Përkundër komplikimeve që janë shfaqur gjatë këtij procesi, KQZ është e përkushtuar që ta ruajë integritetin e procesit zgjedhor, sigurinë e zyrtarëve operues dhe po ashtu edhe procesin e zbardhjes së këtij rasti”, u shpreh ai.  

Ky proces ka qenë ndërprerë me datën 13 tetor, për shkak të ankesave shëndetësore të zyrtarëve që kanë punuar me zarfet e ardhura nga Serbia dhe dyshimeve për praninë e një materie të rrezikshme.

Prokuroria dhe Policia kanë filluar zhvillimin e hetimeve dhe kanë marrë provat dhe dëshmitë e nevojshme - material të dyshuara si të kontaminuara- dhe se procesi i hetimeve është duke vazhduar.

Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, zyrtarët përdorin maska

Pas 10 ditëve sot për herë të parë janë hapur dyert e hapësirës ku po qëndrojnë zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia. Në këto hapësira janë parë zyrtarë të verifikimit të fletëvotimeve, të cilët janë veshur me rroba sigurie dhe maska.

Mbyllja e kësaj hapësire që ndodhet brenda ambientit të Ministrisë së Infrastrukturës u bë nga 13 tetori, kur zyrtarë që po merreshin me verifikim të zarfeve të ardhura nga Serbia iu lajmërua një alergji që çoi në hospitalizim të më shumë se 20 personave.

Zyrtarët për verifikim të zarfeve me fletëvotime nga Serbia të cilët punën e tyre e rifilluan pas 10 ditësh, kanë deklaruar se po ndihet aroma e njëjtë sikur ditën e 13 tetorit kur janë hapur për herë të parë këto zarfe. Ndërsa ata janë pajisur me maska, dorëza e veshje të veçantë.

Aktualisht prokuroria ka bërë të ditur se mostrat e zarfeve të ardhura nga Serbia janë dërguar për verifikim jashtë vendit, ndërsa KQZ bëjnë të ditur se ka filluar shqyrtimi dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia,

Nis verifikimi i zarfeve të ardhura nga Serbia (Drejtpërdrejt)

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, pas së cilës do të dihet numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat