Zyberaj: Vuçiç dhe Daçiç të sillen para drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Aktuale

Zyberaj: Vuçiç dhe Daçiç të sillen para drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Nga: G.B Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:21
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka votuar një rezolutë për vrasjen e Vëllezërve Bytyqi, ku vrasja e tyre ka qenë e urdhëruar nga niveli më i lartë i shtetit serb, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Fcebook, ai ka thënë se Vuçiç dhe Daçiç duhen të sillen para drejtësisë bashkë me vrasësit e vëllezërve Bytyqi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka votuar një rezolutë për vrasjen e Vëllezërve Bytyqi. Vrasja e tyre ka qenë e sponsorizuar dhe urdhëruar nga niveli më i lartë i shtetit serb. Vuçiç dhe Daçiç e kanë parandaluar drejtësinë sepse njerëzit e tyre e bënë këtë krim. Ata së bashku me vrasësit duhet të sillen para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat