Ramadani: Paqja me Serbinë mund të arrihet kur ajo të pranojë krimet

Aktuale

Ramadani: Paqja me Serbinë mund të arrihet kur ajo të pranojë krimet

Nga: G.B Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:29
Burim Ramadani

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për krimet, pasi mohimi i tyre është krim për së dyti, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do të mund të lëviz përpara duke mohuar krimet, dhe pa pranimin e krimeve nuk mund të ketë paqe.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Serbia nuk mund t'i ikën përgjegjësisë për krimet.
Mohimi i krimeve, në anën tjetër, është krim për së dyti. As tash dhe asnjëherë Serbia nuk do të mund të lëvizë përpara duke mohuar krimet dhe duke mos marrë përgjegjësinë për politikat hegjemonike dhe për gjenocidin e tentuar në Kosovë.

Historia e popujve dhe shteteve nuk mund të ndërtohet mbi mohim të krimeve. Jo tash në shekullin 21.

Prandaj, sado agresivë që mund të jenë në luftën e tyre diplomatike, elitat politike e shoqërore të Serbisë nuk do të 'shpëtojnë' nga ballafaqimi me të kaluarën e shtetit të vet.

Paqja mundësohet të arrihet atëherë kur plotësohet parakushti thelbësor, pra pranimi i krimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat