Çka po i bën edhe më tragjike ftesat e Gjykatës Speciales sipas Zafir Berishës?

Aktuale

Çka po i bën edhe më tragjike ftesat e Gjykatës Speciales sipas Zafir Berishës?

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:58
Zafir Berisha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate Zafir Berisha, ka komentuar ftesat e Gjykatës Speciale, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha e ka quajtur “fatkeqësi” krijimin e Speciales, duke thënë se ajo bëhet edhe më tragjike, pasi sipas tij, disa deputetë që votuan formimin e saj, janë rizgjedhur edhe një herë deputetë

Ai ka thënë se historia nuk mund të shkruhet për atë çka ka ndodhur dje, përcjell Bota sot.

Postimi i Berishës në Facebook:

-Thirrjet nga Gj.Speciale për ish luftetarët e UÇK-së më kujton edhe njëher arsyetimet e disa kolegëve kur e votuan këtë gjykatë...

-Rraman Morina apo edhe Esad Pashë Toptani po të ishin gjallë do t’i arsyetonin veprimet e tyre, mirpo pasojat e tyre i ka vuajtur populli shqipëtar siç ka filluar t’i vuaj pasojat edhe të votimit të Gj.Speciale!

-Fatkeqësia bëhet edhe me e madhe dhe tragjike kur disa nga ata që votuan gjykatën, pasajot e të cilës do të jen historike, jan rizgjedhë përsëri deputet të Kuvendit të Kosovës.

-Kam përshtypjen se edhe E.P.Toptani për veprimet e veta në atë kohë ka pasur mbështetsit e vet, siç i ka pasur edhe Rr.Morina, kohën kur ka vepruar ky i dyti, një pjes e madhe e jona e kemi të freskët!

-Veprimi dhe vendimi në kohën e caktuar ka rëndësi të madhe, prandaj duhet pasur kujdes kur je faktor.

-Sot edhe mund të “vajtojm” për atë që po ndodhë, si janë duke vepruar disa, por ju kujtoi atë që e dini të gjithë se historia nuk shkruhet sot për atë çka ka ndodhur dje!!!
Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat