LHK “Ali Hadri” kërkon dorëheqjen e kryetares së Kushtetueses Arta Hajrizi-Rama

Aktuale

LHK “Ali Hadri” kërkon dorëheqjen e kryetares së Kushtetueses Arta Hajrizi-Rama

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:17
Arta Hajrizi-Rama

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shprehet e shqetësuar me punën dhe profesionalizimin e gjykatësve të kësaj instance gjyqësore të vendit tonë.

Në një komunikatë për media, Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së gjatë këtyre 10 viteve të punës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kjo gjykatë dhe një pjesë e  gjyqtarëve të saj ka qenë në shërbim të politikës ditore vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së gjatë këtyre 10 viteve Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka marrë një seri të vendimeve të këqija e ndër ta është vendimi që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” t’i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, vendim ky i cili legalizon ligjet, vendimet dhe aktet nën ligjore të kohës së masave të dhunshme, dhe si i tillë  është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm.

“Ne, sot në këtë 10-vjetor të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i bëjmë thirrje publike kryetares së saj Arta Hajrizi-Rama, që të dorëhiqet në mënyrë vullnetare, pasi që ajo me nënshkrimin e saj që pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” t’i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, ka shkelur rendin e ri kushtetues të dhe ka zbatuar vendimet të kohës së Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat