Ende ska filluar numërimi i votave me kusht, rinumërimi i 530 vendvotimeve drejt fundit

Aktuale

Ende ska filluar numërimi i votave me kusht, rinumërimi i 530 vendvotimeve drejt fundit

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Sot do të përfundojë rinumërimi i 530 vendvotimeve në Qendrën për Numërim dhe Rezultate. Deri në orën 16:00 janë numëruar 95% e kutive.

Kështu kanë bërë të ditur për media nga KQZ-ja.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se deri në ora 16:00 janë numëruar 95% e vendvotimeve.

“Deri në ora 16:00 janë numëruar 506 vendvotime apo 95%”, ka thënë Elezi duke deklaruar se nesër prit të nis numërimi i votave me kusht.

E përmbyllja e procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, që nënkupton shpalljen e rezultatit përfundimtar dhe certifikimin e tij, sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mund të zgjasë afërsisht edhe dy javë të tjera.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat