Njeriu i Trumpit që erdhi në kohë fushate në Kosovë jep deklaratë skandaloze në ShBA

Aktuale

Njeriu i Trumpit që erdhi në kohë fushate në Kosovë jep deklaratë skandaloze në ShBA

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:04
Matthew Whitaker

Pas dëshmisë së ambasadorit të ShBA-ve në Ukrainë, Bill Taylor, në Senatin Amerikan në lidhje me kushtëzimin që presidenti Donald Trump i ka vendosur Ukrainës me zotimin se kjo e fundit do ta hetojë një rival të tij politik, ka reaguar Matthew Whitaker, ish-Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i ShBA-ve.

Matthew Whitaker, i cili u bë pjesë e fushatës elektorale në Kosovë pasi mbështeti Kadri Veselin për kryeministër, duke mbrojtur presidentin Trump tha se “shpërdorimi i pushtetit nuk është krim”.

“Unë jam ish-prokuror dhe ajo që di është se seancat në Senat janë për dëgjime ku paraqiten dëshmi. “Çfarë provash për krime keni? Pra, Kushtetuta – shpërdorimi i pushtetit nuk është krim”.

Kjo deklaratë e Whitaker u bë hit në internet; u shpërnda dhe ngjalli debat në rrjetet sociale – sidomos në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat