Endrit Shala: KQZ po hesht për krimin që po ndodhë

Aktuale

Endrit Shala: KQZ po hesht për krimin që po ndodhë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 19:58
Endrit Shala

Kandidati për deputet nga Koalicioni Nisma- AKR, Endrit Shala ka kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të anulojë votat nga Serbia.

Ai ka theksuar në një status në Facebook se KQZ po hesht, për siç ka shkruar krimin që po bëhet.

Reagimi i plotë:

KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vuçiqit t’i shndrrojë në vota!!!

Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime, më lejoni të ju konfirmoj edhe njëherë se NISMA Socialdemokrate e ka kaluar pragun zgjedhor. Deri tani ka 5,5%, të votave dhe këtë fakt e vullnet të qytetarëve nuk mund ta ndryshojë më askush, madje as KQZ-ja, e cila duke mos vepruar në përputhje me ligjin po rrezikon prishjen e procesit zgjedhor, duke tentuar t’i pranojë si të rregullta disa zarfa me kinse vota brenda, e të cilat erdhën me paketa nga Serbia, dhe të cilat u vendosën në një postë të Prishtinës, prandaj KQZ po bën shkelje ligjore.
Të gjithë e dimë se ato vota janë sjellë me makinë e më pas janë futur në një postë, dhe mbyllja e syve kundër një veprimi të tillë anti ligjor është krejtësisht jo parimor. Kjo gjë është e jashtëligjshme dhe këtë gjë e di edhe vetë KQZ.
Tentimi për ta lejuar një shkelje të tillë, duke u munduar ta dëmtojnë posaçërisht Nismën Socialdemokrate dhe koalicionin tonë, ta dëmtojnë vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, është i papranueshëm.

Ne ishim dëshimtarë edhe të problemeve shëndetësore që pësuan mbi 20 punëtorë të KQZ-së si shkak i këtyre votave.

Mos reagimi i KQZ-së për këtë është shqetësuese, ndërsa tentimi për t’i vlerësuar si të rregullta këto vota është alarmuese.
Vullneti i qytetarëve as nuk mundet e as nuk guxon të ndryshohet.
Koha është që KQZ të dal publikisht dhe ta ndalojë këtë veprim skandaloz e të pa pranueshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat