Pacolli: Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?

Aktuale

Pacolli: Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 20:27
Behgejt Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgejt Pacolli, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën, ka theksuar se është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratë pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njëjtë, për të cilën “jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Gjate procesit te votimit me postë, nga KQZ është komunikuar zyrtarisht se votat duhet të vijnë nëpërmjet postës nga vendbanimi i votuesit dhe nuk mund të deponohen direkt në pikat e postës së Kosovës.  Me mijëra votues nga jasht janë privuar nga kjo por kështu kanë qenë rregullat, përkundër faktit që ne si parti kemi pyetur për ekzistimin e një mundësie të tillë.  Është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratē pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njejtë për të cilën jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës. Ato vota janë deponuar në postën e Kosovës në lagjen Dardania të Prishtinës nga personalisht një zyrtar shtetëror serb. Unë po i shtroj dy pyetje: Pse subjekte politike nuk reagojnë ndaj këtij skandali? Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat