Hodaj: Gjykata Speciale mund të ftojë edhe persona që nuk kanë lidhje me luftën

Aktuale

Hodaj: Gjykata Speciale mund të ftojë edhe persona që nuk kanë lidhje me luftën

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:27
Taulant Hodaj

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se Gjykata Speciale mund të ftojë edhe persona që nuk kanë pasur lidhje me periudhën e luftës.

Hodaj, në “Debat Plus”, ka thënë se është vështirë të parashikohen veprimet e Tribunalit të Hagës pasi sipas tij ata e ruajnë shumë sekretin dhe nuk lejojnë rrjedhjen e informacionit.

Ai ka thënë se Specialja nuk do të ftojë vetëm njerëz që kanë pasur uniforma në luftë, pasi sipas tij target mund të jenë edhe persona që mund të kenë lindur në atë kohë.

“Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin edhe të veprave penale që lidhen me administrimin e sistemit të drejtësisë dhe administratës publike”.

Avokati thotë se personat që potencialisht mund të jenë target i Speciales janë edhe ata që në ndonjë formë kanë manipuluar me prova.

Hodaj ka thënë se ftesat që po i bënë Gjykata Speciale në kafene duhet adresuar nga institucionet tjera përgjegjëse pasi kjo çështje nuk është në rregull.

Ai ka shtuar se të ftuarit duhet ta kenë të qartë nëse janë ftuar si dëshmitarë apo të dyshuar dhe thotë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe pranë Dhomave të Specializuara.

Avokati ka thënë se shoqatat e ndryshme duhet të bëjnë më shumë në mbledhjen e dëshmive për krimet ndaj shqiptarëve pasi sipas tij është nën juridiksionin e Speciales edhe zhdukja e Ukshin Hotit ose të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat