Djali i Fatmir Limajt godet: Zarfet nga Serbia kanë ardhur me urdhër të këtij personi

Aktuale

Djali i Fatmir Limajt godet: Zarfet nga Serbia kanë ardhur me urdhër të këtij personi

Nga: N.H Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:20
Durim Limaj

Djali i të parit të Nismës Socialdemokrate njëherësh Këshilltari politik në Ministrinë e Tregtisë, Durim Limaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se zarfet e ardhura nga Serbia të cilat KQZ-ja ka filluar numërimin e tyre në orën 21:00, janë zarfe të nisura nga zyra e Gjuriqit dhe me urdhër të Vuçiqit.

Ai ka shkruar se në këtë mënyrë po kontrabandohet vullneti i qytetarëve, ndërsa shteti po hesht.

"Me zarfa te kontaminuar, te nisur nga zyra e Gjuriqit me urdher te Vucicit, po kontrabandohet vullneti i qytetareve te Republikes se Kosoves. Ndersa, shteti hesht!", shkruan në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat