Kusari-Lila thotë se në rast të mos arritjes së një marrëveshje LDK-VV shkohet në zgjedhje të reja

Aktuale

Kusari-Lila thotë se në rast të mos arritjes së një marrëveshje LDK-VV shkohet në zgjedhje të reja

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 00:11
Kusari-Lila

Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në rast që nuk arrihet një marrëveshje LDK-VV do të shkohet në zgjedhje të reja.

Këto komente Kusari-Lila i ka bërë në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Po shkojmë në zgjedhje të reja. Por a kanë me pasë fytyrë disa me kërku votë për ndryshim pastaj”, tha Kusari.

“E gjithë ajo që është premtuar në këto zgjedhje është se duhet dnryshim dhe largim i atyre që kanë mbajtur pushtetin për një kohë të gjatë dhe kanë abuzuar me të”

Kusari po ashtu nuk e përjashtoj as Nismën nga ato parti që i bënë dëm Kosovës me keqqeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat