Prezantohet studimi mbi pretendimet e Serbisë mbi “investimet” në Kosovë

Aktuale

Prezantohet studimi mbi pretendimet e Serbisë mbi “investimet” në Kosovë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton studimin e radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, titullohet studimi i fundit i RIDEA-s.

Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimi në fjalë.

Ky studim trajton tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Studimi gjithashtu ofron këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në këto çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat