Vjen reagimi i Tomë Gashit, pas publikimit të ekspertizës zvicerane ku dyshohet se Astrit Dehari është vrarë

Aktuale

Vjen reagimi i Tomë Gashit, pas publikimit të ekspertizës zvicerane ku dyshohet se Astrit Dehari është vrarë

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2019 Në ora: 11:53
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi me të pranuar raportin nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se trupi i të ndjerit ka qenë prova kryesore për atë që atij i ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, shkruan "Bota sot".

Ai në Facebook ka shkruar se Astrit Dehari është vrarë në rrethana të pasqarura deri me tani në Qendren e Paraburgimit në Prizeren.

Gashi bën thirrje që tash shteti duhet te kerkoj drejtësi për Astritin.

Postimi i plotë:

Sot kemi paranuar dy raportet të përpiluara në gjuhen frenge dhe të përkthyera në gjuhen shqipe nga Institutit Zviceran-Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, ku njëri raport përbëhet nga 45 faqe ndërsa raporti tjetër përfundimtarë përbëhet nga 14 faqe.

Në bazë të këtyre raporteve të insitutit Zviceran vërtetohet ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjës së Astrit Deharit më 05.11.2016 që ai është vrarë në rrethana të pasqarura deri me tani në Qendren e Paraburgimit në Prizeren.

Tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.
Eshte ditur se Astrit Dehari është varë vetëm për një arsyje se ka qenë aktivisistë i Lëvizjës VETEENDOSJE! dhe eshte vrare duke tentuar qe ti merren deklarata vetëinkriminuese per diçka qe kurr nuk ka ndodhur, kinse per gjuajtjen e Parlamentit të Republikes se Kosoves, gje qe kurre nuk ka ndhur nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje!

Astrit Dehari është mbajtur për 78 ditë në Qendren e Parburgimit në Prizren dhe për këto ditë sa është mbajtur në paraburgim ai ansjëherë zyrtarisht nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Tani shteti duhet te kerkoj drejtësi për Astritin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat