Baton Haxhiu refuzon të flas për akuzat e Avni Deharit

Aktuale

Baton Haxhiu refuzon të flas për akuzat e Avni Deharit

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 16:26
Baton Haxhiu dhe Avni Dehari

Babai i Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, e ka marrë sot raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për vdekjen e djalit të tij, për të cilën thotë se konstaton se ai është vrarë.

Me këtë rast, ai nuk la pa i akuzuar disa njerëz si përgjgjës dhe “argatë” të përgjegjësve për vdekjen e djalit të tij. Dehari ka përmendur edhe drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun.

Për këtë, Gazeta ka kontaktuar me Baton Haxhiun. Ai ka thënë se nuk përgjigjet në asnjë pyetje.

“Jo nuk.. Nuk… Nëse më pyetni diçka, s’jam i interesuar të flas kurrgjë. S’deklaroj kurrgjë për çkado”, ka thënë Haxhiu.

Përveç Haxhiut, Avni Dehari, për vdekjen e të birit e ka akuzuar kryeprokurorin e atëhershëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhën e ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxhën.

“Për vrasjen e Astrit Deharit, përgjegjës janë, përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministres së atëhershme, Dhurata Hoxhës. Janë edhe argatët e tyre, në rastin konkret, Baton Haxhiu me Klan Kosovën si media, pastaj kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala dhe Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht nëpër media janë përpjekur ta bindin opinionin se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Dehari.

Konkluzionet e raportit të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, të publikuara sot, hedhin dyshim të madh se Astrit Dehari është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ndërkohë që e përjashtojnë pothuajse tërësisht mundësinë që ai të ketë bërë vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat