Reagon edhe Frashër Krasniqi: Dy vepra penale duhet të ngriten për rastin e Astritit

Aktuale

Reagon edhe Frashër Krasniqi: Dy vepra penale duhet të ngriten për rastin e Astritit

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2019 Në ora: 17:02
Frashër Krasniqi

Pas publikimit të raportit të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, ka reaguar edhe ish-deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se vdekja e Deharit duhet të hetohet deri në fund, për të mos lënë vend për dykuptimësi e dilemma.

Sipas Krasniqit, Dehari është mbajtur padrejtësisht në burg, ndërsa ka vdekur nën mbikqyrjen e sistemit tonë të drejtësisë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet të ngriten dy vepra penale.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Drejtësi për Astritin!

Vdekja e tij duhet të hetohet deri në fund. Pa lënë dykuptimësi e as dilema.

Astriti është mbajtur padrejtësisht në burg. Ai ka vdekur nën mbikëqyrjen e sistemit tonë të drejtësisë. Ja dy vepra penale që është dashur të ngriten moti, pa pritur rezultate hetimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat